Arsenali dhe Tottenham kërkonin me çdo kusht shërbimet e mbrojtësit Ruben Dias. Ky i fundit po bën një sezon të shkëlqyer me Benficën dhe dy skuadrat londineze kërkonin shërbimet e tij. Mourinho është një fans i mbrojtësit portugez dhe do të bënte gjithçka për një transferim të tij, por gjithçka është vështirësuar.
Së fundmi mbrojtësi ka rinvouar me Benficën. Në këtë kontratë të re, klauzola e Dias shkon mbi 100 milionë euro. 22-vjeçari me shumë gjasa do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Benfica, ndërsa në verë, klubet mund të negociojnë për një shifër më të ulët për shërbimet e tij./abcnews.al