Torino në javën e 26-të të Seria A do të ketë Juventusin e Missimiliano Allegrit. Një sfidë që do jetë e një vështirësie të lartë me torinezët që kërkojnë të kthehen te fitorja pas dy humbjeve rresht ne kampionat.
Në konferencën për shtyp trajneri Ivan Juric, ka folur për ndeshjen e nesërme që do të luhet në “Sllianz” ora 20:45, ku tekniku i Torinos është i bindur se nesër skuadra e tij do të zhvillojë një lojë të madhe për të marrë edhe fitoren.
“Jemi stërvitur mirë dhe duam që të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Kemi karikimin e duhur, sepse jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe vlerën e kësaj ndeshjeje.
Belotti është stërvitur mirë gjatë kësaj jave dhe mund të nisë derbin nga minuta e parë. Në futboll duhet ekuilibër. Nuk kemi bërë mirë këto ndeshjet e fundit. Por puna vlerësohet pas 6 muajsh dhe jo ndeshje pas ndeshjeje.
Ne duhet të japim një sinjal të fortë dhe të tentojmë fitoren, jo për të gjetur entuziazmin, sepse e kemi, por për veten tonë. Kur shëtit në qytet e kupton madhësinë e këtij klubi, por në stadium vijnë pak tifozë.
Tifozët duan që të skuadra të rikthehet e madhe dhe është e drejtë, por duhet më shumë normalitet. Objektivi im është që të ngjitem lart, por nuk mund të thuash se gjithçka mbaroi pas dy hapave mbrapa”, ka thënë Juric. /f.a/abcnews.al