Derbi i rekordit të tifozëve, zbuloni shifrën e biletave të shitura

schedule19:03 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 19:03 - 12 Dhjetor, 2019

Derbi në “Air Albania Stadium” mund të vendosë rekord sa i takon numrit të tifozëve që do ta ndjekin. Partizani dhe Tirana u kanë bërë thirrje tifozëve për të qenë sa më të shumtë në stadium, ndërkohë që edhe FSHF nuk ka mbetur pas në këtë aspekt.

Personazhe të ndryshëm publik gjithashtu nëpër rrjetet sociale i kanë bërë bujë sfidës Partizani-Tirana, që luhet nesër prej orës 19:00. Kështu, ritmi i shitjes së biletave ka qenë i lartë dhe deri më tani janë shitur rreth 14 mijë. Me shumë mundësi, deri nesër para ndeshjes, do jenë shitur shumica e biletave.

Biletat në Tribunat Qendrore:
Sektori:
 VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët:
 E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Sektorët:S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithashtu biletat mund t’i gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!