Derbi i Mançesterit mes United dhe City është një ndër ndeshjet më të luftuara në vitet e fundit, me dy skuadrat që japin gjithmonë maksimumin në 90 minuta.
Sot, ishin “Djajtë e Kuq” ata që triumfuan në Old Trafford, me rezultatin e pastër 2-0. Golat nga Martial dhe Mctominay i dhanë fitoren djemve të Solskjaer.
Vëmendje të madhe mori dhe një episod mes Bruno Fernandes dhe Pep Guardiolës. Strategu spanjoll ka diçka për t’i thënë mesfushorit portugez, me këtë të fundit që nuk i priti mirë fjalët e trajnerit rival.
Bruno Fernandes i bën me shenjë Guardiolës që të “qepë” gojën dhe të mos flasë, veprim që acaroi tepër trajnerin e Cityt. Ky episod, nuk iu shpëtoi kamerave të pranishme në stadium dhe me shumë gjasa, do të ketë dënim për Fernandes./abcnews.al