Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Derbi i Madonnina në Kupën e Italisë, Milani i jep “dajak” Lazios

schedule22:52 - 9 Shkurt, 2022

schedule 22:52 - 9 Shkurt, 2022

Milani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin në dy derbi për finalen e madhe. Kuqezinjtë mposhtën skuadrën e Lazio me rezultatin 4-0 dhe protagonistë ishin Leao e Giroud.

Sulmuesi portugez ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen pa u bërë 25 minuta lojë në “San Siro”, ndërsa më pas dha edhe asistin për golin e Olivier Giroud. Sulmuesi francez nuk fal brenda zone.

Ai e tromaks Lazion edhe me golin e tretë në shtesë, çka i jep fund edhe fatit të kualifikimit. Me tre gola të shënuar në pjesën e parë, Pioli kishte mundësinë edhe të freskonte skuadrën në vazhdim.

Milani e ka shfrytëzuar në maksimum ditën “jo” të Lazios dhe ka arritur të realizojë edhe golin e katërt, këtë herë me Franck Kessie, i cili i vuri “kapakun” kësaj ndeshjeje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!