Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Derbi i kryeqytetit nuk ka fitues, por ka dhunë

schedule16:29 - 9 Shkurt, 2025

schedule 16:29 - 9 Shkurt, 2025

Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës nisi me shtyrjen e sfidës me 30 minuta, pastaj me përleshje mes tifozerive dhe përfundoi pa fitues.

Takimi i javës së 24 të Kategorisë Superiore u mbyll me rezultatin 1-1, i treti barazim mes të dyja ekipeve këtë sezon, e sërish me tension. Për herë të parë, një derbi u luajt në stadiumin “Arena e Demave”.

Para takimit, pati hyrje të tifozerisë në fushë dhe më pas përplasje. Policia ndërhyri për të shmangur incidente me pasoja, por një punonjës i uniformave blu pësoi lëndime. Dy tifozë të Partizani u shoqëruan në polici për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të sfidës.



Në vazhdim, ndeshja mes të dyja ekipeve kryeqytetase u karakterizua nga duelet e forta dhe loja sulmuese. Në 20 minutat e para, ishin të kuqtë më kërkues. Por në të 28’, ata u befasuan nga goli i Ernest, që kaloi Tiranën në avantazh.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë duke i bërë ballë presionit të vendasve. Në minutën e 40, Qirko me një pritje të bukur pas gjuajtjes me kokë të Zharmuni, shpëtoi Partizanin nga pësimi golit të dytë.

Edhe pjesa e dytë nisi me pritësit më kërkues për golin. Por Tirana u kujdes në prapavijë, e rrezikoi me kundërsulme.

Me fundin e ndeshjes që po afronte, Partizani e shtoi presionin në portën e mbrojtur nga Selmani. Në minutën e 90, Sembene realizoi me një gjuajte me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Në shtesë, tensioni u shtua. Midis futbollistëve të dyja skuadrave pati përplasje fizike, ndërsa nuk munguan kartonët e kuq, me ekipet që e mbyllën sfidën me nga 9 lojtarë. Partizani shkon në kuotën e 40 pikëve, kurse Tirana ka 23 pas 24 javëve të luajtura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!