Dinamo duket se do të vijojë një pjesë të dytë sezoni në ujëra të turbullta. Rezultati i miqësores së sotme me Partizanin B flet qartë. Blutë e kryeqytetit janë mposhtur 0-3 në derbin me ekipin e dytë të të kuqve.
Golin e parë të të kuqve e ka realizuar sulmuesi Odeon Bërdufi, ndërkohë që të radhës e ka shënuar një lojtar i ekipit të parë. Esat Mala, i pezulluar nga drejtuesit, nuk ka shkuar në Turqi për të zhvilluar fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës.
Mala, për shkak se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, po stërvitet me ekipin e dytë dhe në miqësoren ndaj Dinamos ka shënuar gol. Për të tretën herë rrjetën e bluve e ka tundur Cordeiro, vëllai i William, i cili po stërvitet me Partizanin B.
Dinamo-Partizani B 0-3
Shënues: Bërdufi, Mala, Cordeiro