Inter-Juventus, derbi i Italisë, do të tërheqë vëmendjen e tifozëve të futbollit anembanë botës. Zikaltrit e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë dhe kryesojnë kampionatin, por sigurisht ndaj kampionëve në fuqi do të jetë një tjetër melodi dhe një provë force për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.
Bonuçi ka paralajmëruar se në “San Siro” do të shihet një Juventus i madh, ndërkohë që shifrat tregojnë një Inter që në Serie A ka pësuar më pak se të gjithë. Trajnerët e të dyja ekipeve kanë menduar edhe formacionet. Nuk pritet ndonjë revolucion.
Interi nuk ka Sanches dhe Lukaku në sulm do të ketë mbështetjen e Lautaro Martinez. “GDS” do të jetë si zakonisht përgjegjëse për mbrojtjen, me Handanovic në mbrojtje të katërkëndëshit. Dyshja e anësorëve janë Asamoah dhe D’Ambrosio. Në mesfushë pritet të jetë e njëjta treshe: Barella-Brozovic-Sensi.
Në krahun tjetër Juventusi kundërpërgjigjet me dy sulmues. Ronaldo e Higuain do të kenë pas tyre Ramsey. Mesfusha do të jetë e zakonshmja: Khedira, Pjanic, Matuidi. Në mbrojtje për qendrën janë përgjegjës Bonucci e De Ligt, kurse Cuadrado dhe Alex Sandro do të luajnë nga krahët. Szczesny do të jetë në portë.
FORMACIONET E MUNDSHME
INTER-JUVENTUS, ORA 20:45, “SAN SIRO”
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; L.Martinez, Lukaku. Allenatore: Conte.
(Në dispozicion: Padelli, Ranocchia, Bastoni, Lazaro, Gagliardini, Candreva, Vecino, Dimarco, Biraghi, Borja Valero, Politano, Esposito).
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey, Higuain, Ronaldo. Allenatore: Sarri.
(Në dispozicion: Buffon, Pinsoglio, Demiral, Rugani, Bentancur, Rabiot, Emre Can, Bernardeschi, Dybala).
/abcnews.al