Derbi i Anamoravës është i Gjilanit, Ballkani kap kreun me barazim

schedule18:39 - 26 Shtator, 2021

schedule 18:39 - 26 Shtator, 2021

Derbi i Anamoravës është i Gjilanit! Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka fituar 2-0 kundër Dritës, që ia ka lëshuar kreun Ballkanit sërish.

Protagonistë në këtë derbi ka qenë Gerhard Progni, i cili me një goditje dënimi e ka zhbllokuar ndeshjen, kurse më pas Shend Kelmendi ka realizuar edhe golin e dytë.

Ballkani ka barazuar 0-0 me Malishevën në transfertë dhe këto dy ekipe renditen në vend të parë e të dytë pas 6 javësh kampionat.

Prishtina kampione në fuqi mori një tjetër fitore dhe tani vendi i parë është vetëm 4 pikë larg. Bardhekaltrit mposhtën Feronikelin 4-0.

Endrit Krasniqi shënoi golin e parë, për t’i lënë më pas radhën sulmuesit Leotrim Kryeziu. Në pjesën e dytë realizuan edhe Otto John e Tolaj. /abcnews.al

BKT Superliga – JAVA 6
Drita-Gjilani 0-2
Shënues:
Progni 66’, Kelmendi 89’
Feronikeli-Prishtina 0-4
Shënues:
E. Krasniqi 8’, Kryeziu 31’, Otto John 80’, Tolaj 85’
Malisheva-Ballkani 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!