Tronditet Arsenal para derbit të Londrës. Në momentin e publikimit të formacioneve zyrtare të të dy ekipeve, bie në sy ulja në stol e kapitenit Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas raportimit të mediave angleze, 31-vjeçari nuk është në formacion për arsye personale. Ky ka qenë justifikimi i përdorur nga Arsenal, por sigurisht që pas kësaj fshihet diçka tjetër.
Nuk dihet nëse ka patur një zënkë mes tij e trajneri Arteta, por gjithçka pritet të mësohet pas ndeshjes. Mbetet për t’u parë nëse Aubameyang do të aktivizohet gjatë lojës apo do të qëndrojë përgjatë gjithë ndeshjes në stol. /abcnews.al

