Der Standard: Merkel në Shkup i kërkoi opozitës të mos dalë për bojkot

schedule12:28 - 29 Shtator, 2018

schedule 12:28 - 29 Shtator, 2018

Gjatë vizitës së saj në Shkup, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar opozitës në vend VMRO – DPMNE që të mos dalë hapur për bojkotim të referendumit për çështjen e emrit. Lajmi është publikuar nga media austriake “Der Standard”.

Media e njohur austriake “Der Standard” ka zbuluar një detaj të ardhjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, e cila njëkohësisht cilësohet dhe si liderja më në zë e Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE e Miçkovskit, e cila nuk mbështet referendumin e 30 shtatorit për ndryshimin e emrit.

Sipas kësaj media, kancelarja gjermane Merkel duhet t’i ketë kërkuar VMRO-DPMNE që të mos dalë hapur për bojkot të referendumit të së dielës. Që nga largimi nga pushteti të ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE është e ndarë rreth kësaj çështjeje. Disa në parti – pikërisht ata që kanë dosje penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion – shpresojnë që referendumi të dështojë dhe të mund të fitojnë amnistinë, shkruan ndër të tjera “Der Standard”.

Si figurë properëndimore në partinë e VMRO-DPMNE njihet ish-ministri i Jashtëm, Nikola Popovski./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!