“Der Spiegel”: Vetëdorëzohet “Escobar” që furnizonte Europën me drogë

schedule13:36 - 17 Janar, 2019

schedule 13:36 - 17 Janar, 2019

Prestigjozja gjemrane “Der Spiegel” raporton në faqen e saj online për vetëdorëzimin në polici të Klement Balilit, i cili konsiderohej si një prej krerëve të bandave më të kërkuar në botë. I njohur edhe si “Pablo Escobar i Ballkanit”, ai konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore.

Ndërkombëtarisht u bë i njohur kur në Maj të vitit 2016, policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, kapi rreth 670 kilogramë kanabis në ishullin e Zakinthos. Balili i shpëtoi për pak arrestimit në atë kohë. Disa anëtarë të bandës së tij u arrestuan. Që atëherë, hetuesit grekë e shpallën në kërkim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!