Deputetja ukrainase: Asnjë pjesë nga territori ynë nuk do të jetë në tryezën e negociatave

schedule13:34 - 18 Prill, 2022

schedule 13:34 - 18 Prill, 2022

“Asnjë pjesë e Ukrainës nuk duhet të jetë në tryezën e negociatave”. Kështu ka deklaruar deputetja ukrainase Lesia Vasylenko,  ndërsa vendi vazhdon rezistencën, pavarësisht nga bombardimet e Rusisë të qyteteve në të gjithë vendin të hënën.

Vasylenko, një deputete i Partisë Holos, e zgjedhur në vitin 2019, foli për CNN pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të hiqte dorë nga territori në lindje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Ukraina po shkruan historinë e saj, të re dhe po shkruan gjithashtu historinë e re të botës,” tha Vasylenko për CNN New Day nga Praga, Republika Çeke.

“Nëse në ndonjë rrethanë Ukraina detyrohet të heqë dorë nga territoret, do të jetë një rrezik jo vetëm për ukrainasit që jetojnë në Ukrainë, por për të gjithë botën”, shtoi ajo.

“Sepse atëherë agresorëve do t’u dërgohet një mesazh me zë të lartë dhe të qartë se është në rregull të hysh për të rrëmbyer toka, është në rregull të fillojmë luftëra agresive dhe të terrorizojmë popullatën civile, sepse askush në fakt nuk do të bëjë asgjë për këtë.”

Ajo tha gjithashtu se Rusia ka kryer krime të shumta lufte gjatë luftës në Ukrainë, një pretendim i bërë nga disa zyrtarë ukrainas që Kremlini e ka mohuar.

Vasylenko mori vëmendjen disa javë më parë, pasi në nisje të pushtimit mori armën për të mbrojtur vendin e saj nga agresioni ushtarak i Rusisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!