Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka deklaruar në emisionin “As Pro, as Kundër” në ABC se vendi ndodhet në valën e tretë të pandemisë dhe kjo përkthehet në shifra të larta ditore. Ajo u shpreh se në buletinin e datës 21 është vënë re një incidencë me një rënie të lehtë. Spahiu tha se të gjithë vendimet janë marrë në përputhje me rekomandimet e komitetit të ekspertëve.
“Duhet të pranojmë që në kapacitetet që kemi e kemi çuar numrin e testimeve nga 400 në 4000. Ju thoni nuk ka transparencë. Buxheti që kaloi ishte i dedikuar për shëndetësinë dhe rindërtimin, dy probleme që sot I ka vendi dhe ne nuk I tjetërsojmë dot. Situata në të cilën kanë qenë spitalet po të mos ishin bërë ato investime që ishin bërë.
Ne sot kemi një numër të lartë vdekjesh ditore sepse kemi pasur një pozitive të lartë. Ne po kalojmë në valën e tretë të pandemisë. Ne shpresojmë që numri të vijë në ulje. Në ato të dhëna që jep komiteti Teknik I Ekspertëve.
Në buletinin e datës 21, ne kemi të dhëna që incidence ka një rënie të lehtë. Është një përballje që e ka pasur I gjithë globi. Të gjitha hapat që janë hedhur janë marrë nga vendimet e ekspertëve. Vendimmarrja për hapjen e spitaleve është bërë me vendimin e tyre”, tha Spahiu./mv.abcnews.al