Deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo hap seancën e parë

schedule10:15 - 10 Shtator, 2021

schedule 10:15 - 10 Shtator, 2021

Deputetët e zgjedhur të 25 prillit këtë të premte janë ulur në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca e parë parlamentare e Legjislaturës së X, e drejton deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo.  Bozo e ka hapur seancën plenare me një fjalim përshëndetës dhe përmbledhës në lidhje me sfidat që pritet të jenë pjesë e punës së tyre.

Bozo është shprehur se e rëndësishme është që të çohen përpara reformat e nisura nga kuvendi i vitit të kaluar.

“Pas një karrierë të gjatë profesionale, kam nderin të hap legjislaturën e 10 parlamentare. Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj. Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjilsaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipieve gjinore, forcimin e rolit të gruas.
Kemi marrë përgjegjësi të madhe, për misionin historik, për ta ccuar Shqipërinë drejt Euriopës. Për të krijuar një Shqipëri që brezat që vijnë ta adhurojnë. Mbështetës potenciale në këto reforma mbeten SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE etj. Na besuan për të ccuar drejtësinë përpara, administratën, për aq sa mundemi ccështjen e poronave, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në të gjitha degët e saj, bujqësië, energjetike, arti dhe kultura, pa hequr vëmendjen.

Sot Shqipëria nuk është më shprehje gjeografike. Shtëpia jonë e përbashkët është strehë e mirë për këdo. Ne vijojmë të ndodhemi para dy sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, tërmetin e pandeminë. NE të gjithë së bashku do ia dalim”, ka thënë ajo.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!