Deputetja gjermane në protestë me flamurin e ish-Jugosllavisë

schedule13:24 - 18 Prill, 2023

schedule 13:24 - 18 Prill, 2023

Flamuri i ish-Jugosllavisë është parë të valonte në një protestë gjatë javës së kaluar në Gjermani, për çka ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.

Në një postim në Facebook, Musliu ka thënë se lidhjet e ekstremit të djathtë të evropianëve me serbët dhe rusët vazhdimisht kanë qenë të pranishme.

“Deputetja propagandiste gjermane Zaklin Nastic, gjatë javës së kaluar në Gjermani, organizoi një protestë ku në mes të flamujve u gjet edhe flamuri i ish-Federatës se Jugosllavisë! Nastic është një gënjeshtare e madhe dhe ‘filmi iu ka ndalur’ në vitin 1990”, ka shkruar ai.

Eksperti i sigurisë, ka kujtuar se gjërat kanë ndryshuar dhe nga ish-Jugosllavia sot janë më shumë se 7 flamuj shtetërorë.

“Willkommen im neuen Zeitalter #Zaklin!”, ka shkruar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!