Deputetja e PDK-së infektohet me koronavirus

schedule14:17 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 25 Dhjetor, 2020

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo ka thënë se do të jetë në izolim për dy javë dhe se do t’i kryej detyrat përmes e-mailit dhe telefonit.

Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes e-mailit dhe telefonit. Por, para se gjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur masken dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”, shkruan deputetja.