Deputetja e “kërpëratës” i bashkohet grupit parlamentar demokrat

schedule12:35 - 6 Nëntor, 2019

schedule 12:35 - 6 Nëntor, 2019

Grupit parlamentar demokrat i kryesuar nga Rudina Hajdari, së fundmi ka shtuar anëtarët e saj. Këtij grupi i janë bashkuar edhe 5 anëtarë të tjerë, mes tyre edhe deputetja Majlinda Halilaj.

Deputetja Halilaj është e njohur për fjalimin e saj gjatë një seance plenare. Halilaj gjatë fjalimit u ngatërrua dhjetra herë, dhe u  justifikua me faktin se kishte probleme me syrin.

Ajo është deputete që prej 5 Marsit, ditë kur zuri karrigen e Lulzim Bashës pasi opozita dogji mandatet. Majlinda Halilaj ishte renditur e 47-ta në Listën e Partisë Demokratike për vitin 2017, listë e cila mban firmën e Lulzim Bashës.

Gjithsej ky grup tashmë përbëhet nga 14 anëtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!