Deputetja demokrate në “Abc Live”: Demokratët duhet të pranojnë çfarë vendos gjykata

schedule12:33 - 12 Maj, 2022

schedule 12:33 - 12 Maj, 2022

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar e ftuar në “ABC Live” duke komentuar situatën në PD, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin që jep gjykata për sa i përket ndryshimeve që bëhen në statutet e PD-së.

“Duhet zbatuar nga çdo palë. Do dal nga politika vetëm si anëtare e PD. Gjithçka që vendos gjykata duhet ta pranojmë të gjithë dhe duhet të dalim nga kjo krizë bashkë” tha Çupi.

PD duket se po drejtohet me vendime gjykatash, ku thelb janë përplasjet sa i përket statuteve të partisë të miratuara gjatë kuvendeve të 11 dhjetorit nga mbështetësit e Berishës dhe 18 dhjetorit nga mbështetësit e Bashës.

Së fundmi, Gjykata e Apelit të Tiranës ka njoftuar marrjen në shqyrtim të ankesës së Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të mëparshëm që njihte Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë si edhe përjashtimin e nënkryetarëve të PD-së dhe strukturave të tjera drejtuese.

Në ankesën dërguar gjykatës, Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!