Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputetja britanike për shkurtimet financiare të BE-së në Serbi: Brukseli më në fund po zgjohet

schedule12:41 - 13 Prill, 2026

schedule 12:41 - 13 Prill, 2026

Brukseli më në fund po zgjohet dhe po reagon ndaj regjimit në Serbi. Kështu i komenton deputetja britanike, Alicia Kearns diskutimet që vijnë nga Brukseli se Serbia mund t’i humbasë deri në 1.5 miliardë euro fonde të Bashkimit Evropian, për shkak të cënimit të rendit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë.

Kearns shkruan në X se mbrojtja e lirisë së shtypit dhe themelet e demokracisë duhet të jenë të panegociueshme sidomos në rastin e Beogradit, kur vendi ka statusin kandidat për anëtarësim në BE. (shfaqet postimi i Kears në X)

Ishte media  “Politico” që njoftoi fillimisht për rrezikun që Serbia t’i humb këto fonde.



Serbia nuk është vend anëtar i BE, por që prej nisjes së negociatave për anëtarësim në vitin 2014, ajo është e kualifikuar për fonde dhe grante që synojnë të ndihmojnë në zbatimin e reformave ligjore.

Një vendim për pezullimin e pagesave do ta komplikonte më tej procesin e zgjerimit të BE-së.

“Po bëhemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi,” tha Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, për POLITICO. “Nga ligje që minojnë pavarësinë e gjyqësorit, te goditjet ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet e vazhdueshme në mediat e pavarura.”

Kos tha se Komisioni po vlerëson nëse vendi ende i përmbush kushtet për “pagesat në kuadër të instrumenteve financiare të BE-së.”

Sipas katër zyrtarëve të BE-së që punojnë me vendet kandidate për zgjerim, është rritur presioni brenda Komisionit javët e fundit për të bllokuar fondet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!