Deputeti ukrainas: Njerëzit në Maripoul po vuajnë nga mungesa e ushqimit

schedule11:34 - 9 Mars, 2022

schedule 11:34 - 9 Mars, 2022

Sipas një deklarate të një deputeti ukrainas, rezervat ushqimore në Maripoul pritet të mbarojnë brenda  tre ditësh, shkruan BBC

Dmytro Gurin, prindërit e të cilit jetojnë në Mariupol, tha se  rrugët e qytetit janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të hapin një “varr masiv për 33 persona.

“Prindërit e mi jetojnë në një lagje në lindje të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë”.

Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-së që të lejojë Poloninë të dërgojë avionë luftarakë MiG-29.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!