Deputeti turk pëson arrest kardiak në parlament, dërgohet në spital në gjendje kritike për jetën

schedule19:37 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 19:37 - 12 Dhjetor, 2023

Hasan Bitmez, deputet i partisë Saadet në Turqi ka humbur ndjenjat ndërsa po mbante një fjalim në Parlament ku po kritikonte mbështetësit e Izraelit sa i përket luftës që ku vend ka nisur në Rripin e Gazës.

Mediat në Turqi shkruajnë se Hasan Bitmez ka pësuar një atak kardiak ndërsa mbante fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare ndërsa pamjet tregojnë momentin kur deputetët afrohen për ta ndihmuar.

53 vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është shtruar në një spital në Ankara, sipas një deklarate të dhënë nga Ministri Turk I Shëndetësisë.

Në momentin që humbi ndjenjat, Hasan Bitmez ka përplasur kokën në një pjesë të podiumit të parlamentit. 53 vjeçari vuan nga një sëmundje kardiovaskulare dhe është i diagnostifikuar me diabet.

Deputeti i Partisë Saadet u shpreh në kuvend se Allahu dënon ata që mbështesin atë që Izraeli po bën në enklavën palestineze ndërsa kritikoi edhe ministrinë e Mbrojtjes në vend për sa i përket shpenzimeve të buxhetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!