Deputeti s’i bindet Vuçiçit, zbavitet duke parë film në Kuvend

schedule16:02 - 3 Shkurt, 2023

schedule 16:02 - 3 Shkurt, 2023

BEOGRAD- Pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar vëmendje në Kuvend, ka dhe prej atyre që nuk duan të shfaqin interes për aktivitetin e tij. Njëri prej tyre është deputeti i partisë së presidentit serb, SNS, të cilit qartësisht duket se nuk po i duket me vlerë diskutimi  që po bëhet për Kosovën.

Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiç shfrytëzon kohën për të parë një serial. Natyrisht kur duhet duartroket dhe vazhdon ta shikojë me buzëqeshje filmin, raporton nova.

Gjatë monologut të gjatë të Vuçiçit, deputetët e partisë së tij duartrokisnin, qeshnin dhe shanin herë pas here kundërshtarët politik. Gjatë ditës së djeshme situatë mbi Kosovën shkaktoi kaos në Kuvend, ku herë pas here pati tentativa për përplasje fizike, ndërsa hodhën akuza ndaj Vuçiçit duke i thënë se e ka braktisur Kosovën./Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!