“Deputeti që duam, mbi 500 aplikime”/ Muzhaqi të rinjve: Bashkohuni me familjen e PS

schedule19:42 - 5 Nëntor, 2024

schedule 19:42 - 5 Nëntor, 2024

Bora Muzhaqi, Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët në “Edicioni Qendror” në ABC News foli për rëndësinë e platformës “Deputeti që Duam”, drejtuar edhe me një mesazh të rinjve që të bëhen pjesë e familjes së Partisë Socialiste.

Gjatë intervistës, Muzhaqi tregoi se numri i aplikimeve ka qenë në rritje dhe se ka pasur një interes duke i kaluar pritshmëritë. Më tej theksoi se nuk kanë munguar edhe kandidatët nga Diaspora.

“Kemi 510 aplikime, është një numër që i kaloi pritshmëritë tona. Kandidatë nga diaspora ka pasur shumë dhe pas një filtrimi që kemi bërë, tashmë jemi me 200 dhe nga këta 25 janë nga Diaspora. Ende nuk kemi nisur me për zgjedhjen pasi ka edhe disa sfida për të cilat duhen kaluar. Ne i kemi parë me shumë vëmendje dhe me shumë seriozitet. Ka shumë rëndësi angazhimi në terren dhe në rrjete sociale. Ka pasur një pjesë që ka dalluar dhe një pjesë që nuk ka dalluar shumë. Por praktikantët vazhdojnë dhe vijnë pasi platforma është e hapur. Nuk ka një numër limit. Pasi varet nga cilësia e kandidaturave dhe me nevojat që kemi. Çdo person që ka dëshirë të angazhohet mund të tregojë veten. Dua t’u them që të mos zhgënjehen nga pjesa e parë e procesit, dhe do t’i diferencojë angazhimi real që bëjnë me qytetarët. Ka shumë sfida rrugës dhe do të duhet t’i kalojnë me sukses. Ne nuk kemi të eliminuar. Gjithsecili prej tyre ka mundësinë të gjejë veten në PS”, tha ndër të tjera Muzhaqi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!