“Deputeti që duam”/ Jorgji: Dëshira për të qenë i përfaqësuar dhe sfondi im akademik bënë që të kandidoja

schedule13:36 - 21 Tetor, 2024

schedule 13:36 - 21 Tetor, 2024

Pak javë më parë, PS prezantoi platformën “Deputeti që duam”, për këdo që shpreh interes për të punuar për Shqipërinë. Një ndër kandidatët është edhe Jordan Jorgji.

Në një intervistë për Newsline, ai tha dëshira për të qenë i përfaqësuar në një parti politike e bëri atë të kandidojë në këtë platformë.

“Do të doja ta shihja në mënyrë të përmbajtur duke i lënë drejtësisë kohën për punën e vet. Duke kërkuar transparencë ose akses në politikë, më shumë si një element strukturor të shoqërisë shqiptare, europianiste sesa një reflektim i një situate të caktuar. Kërkimi nga vetë qytetari për të qenë përfësuar te partitë politike duhet të jetë një element strukturor.

Personalisht mua më bëri të aplikoj dëshira për të qenë i përfaqësuar në një parti politike në nivelin më të lartë që është parlamenti. E dyta, më bëri fakti që vij nga një vend i vogël si Korça, duke i njohur më afër hallet. Elementi i tretë është sfondi akademik i politikës për t’i ndërthurur me një shoqëri që synon të mbyllë trancizionin e gjatë politik.”, u shpreh Jorgji./abcnews.al