Deputeti Ndreu: S’ka shanse që në Shqipëri krimi të jetë zero

schedule22:00 - 17 Janar, 2019

schedule 22:00 - 17 Janar, 2019

I ftuar në studion e “Mbrëmja ABC”, deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka folur për shkallën e kriminalitetit në vend. Sipas tij, qeveria vitet e fundit ka punuar shumë dhe numri i vrasjeve është ulur.

Më tej deputeti i cili më parë ka punuar me policinë është shprehur se ka dy periudha kohore kur kriminaliteti është më i lartë në Shqipëri.

Ai ka folur për periushën kohore Dhjetor-Janar dhe Korrik- Gusht. Sipas tij gjatë këtyre muajve nëse do të bëhej një analizë do të vihej re se numri i vrasjeve është me i lartë në krahasim me periudhat e tjera.

“Në historinë e kriminalitet ka dy momente kur kriminaliteti trondit. Është Gushti që gjithmonë kemi pasur një nivel të lartë kriminaliteti. Gjithmonë në Korrik-Gusht atëherë kemi një nivel të lartë kriminalitëti. Moti i nxhetë, kthimi i emigrantëve, apo i personave me precedent apo atyre personave që atje ku jetojnë janë “skifterë”, mund të jenë indicie të rritjes së shkallës së krimit.

Por edhe në Dhjetor-Janar, moti i ftotë, ardhja e disa elementëve që jetojnë jashtë shtetit dhe vijë dhe ushtrojnë edhe kriminalitetin këtu, grricin plagë të konflikteve që kanë pasur. Këto janë dy momentet. Nuk është rritur kriminaliteti, por nuk ka shanse që në Shqipëri kriminaliteti të jetë zero. Vrasje do ketë, por që nga viti 2013 numri i vrajeve ka shkuar nën 50 kur numri ka qenë 100.

Kriminaliteti është si ai damari që shpërthen dhe duhet pak kohë për të ndaluar gjakun. Do kemi shpërthime të herëpashershme të kriminalitetit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!