Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputeti maqedonas i kthehet me tone të ashpra deputetëve shqiptarë: Nuk keni drejtë të vendosni për fatin e MV

schedule22:41 - 15 Korrik, 2022

schedule 22:41 - 15 Korrik, 2022

Deputeti i partisë së majtë në Maqedoninë e Veriut Dimitar Apsasiev i ka bërë thirrje deputetëve shqiptarë në parlamentin maqedonas të mos e mbështesin propozimin francez, sepse sipas tij do të hapet kutija e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër majorizimit.

Apasiev shtoi se me miratimin e propozimit francez, problemet ndër etnike do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas.

Lexo edhe: Propozimi francez “ndez gjakrat” në parlamentin maqedonas, Xhaferit-deputetit Apsasiev: Do të t’i thyej gishtat

Kujtojmë se më herët deputeti Apasiev iu drejtua kryeparlamentarit Xhaferi në formë kërcënuese duke i treguar gishtin. Ky i fundit e kërcënon më pas se “do t’ia thyejë gishtat.

Sot ka qenë dita e dytë e zhvillimit të sencave plenare në parlamentin maqedonas për të miratimit  propozimin francez. Seancat plenare janë zhvilluar me debate të forta dhe tensione mes deputetëve që janë pro dhe atyre që janë kundër propozimit francez./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!