“Kjo është një kravatë në kulturën time. Nuk bëhet fjalë për kravata, por për identitet kulturor.” Rauiri Uaititi iu përgjigj në këtë mënyrë kolegut kryetar të parlamentit Trevor Malrd, i cili e përjashtoi në salla pasi në ven të kravatës tradicionale ai kishte vendosur gurin tradicional – punamu.
Para se të largohej, debatet mes tyre ishin shumë të ndezura, me deputetin Maori që mbronte zgjedhjen për të mbajtur veshje karakteristike Maori. Malard e paralajmëroi se nuk do ia jepte fjalën në rast se nuk do vendoste kravatën e cila është e detyrueshme për deputetët. Kur Uaititi injoroi paralajmërimin, u përjashtua në salla.
Në një mesazh në Tuiter deputeti u shpreh se veshja e tij tradicionale e mban të lidhur me paraardhësit dhe tokën e tij. Ai theksoi se partia e tij nuk do i nënshtrohet dhe as do integrohet nën rregullat e vjetra koloniale.
Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh. Deputeti maori dhe më parë i kishte cilësuar kravatat si një veshje koloniale dhe një vit më parë u përjashtua pikërisht për të njëjtën arsye.
Kryeministrja e vendit Jasinda Ardern komentoi situatën duke thënë se nuk kishte ndonjë kundërshtim personal për ata që nuk pranojnë të vendosin karavata në sallën e parlamentit. Sipas saj ka cështje më të rëndësishme për t’u diskutuar në sallë si për shembull kriza e strehimit./abcnews.al