Deputeti i PS “kërcënon” me shkarkim Tabakun, demokratja: Po mbroni kriminelët

schedule17:17 - 15 Shkurt, 2022

schedule 17:17 - 15 Shkurt, 2022

Seanca e marrjes në pyetje të dëshmitarëve në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, u shoqërua me debate të forta  mes kryetares Jorida Tabaku dhe deputetit të Partisë Socialiste, Besian Ajazi. Ky i fundit e akuzoi Tabakun, për moszbatimin e rregullores dhe kodit të procedurës penale në komision.

Deputeti theksoi se marrja në pyetje e gazetarit Artan Rama është në kundërshtim me nenin 156. Ajazi e kërcënoi Tabakun, që të mos e detyrojë maxhorancën të marra masa për shkarkimin e saj nga drejtimi i komisionit.

Besian Ajazi: Besoj edhe nga përgjigja e kolegut Rama, jeni të qartë se Artani është papajtueshmëri në Statusin e Dëshmitarit, e thotë ligji, Neni 156, germa Ç. Nuk është e udhës që të vazhdojmë në shkelje të rregullores, të ligjit. Madje zonja kryetare u bë e disata herë që unë personalisht, por edhe kolegë të tjerë të maxhorancës jemi ndjerë nën drejtimin tuaj të komisionit joligjor, jo në bazë të rregullores. Dhe mos na detyroni ta çojmë komisionin në ato ullira që nuk shkojnë që të kërkojmë edhe shkarkimin tuaj si kryetare e komisionit sepse jeni në shkelje të komisionit, rregullores, ligjit dhe Kodit të Procedurës.

Jorida Tabaku: Z.Ajazi për sa kohë ne këtu jemi duke hetuar një aferë korruptive që është shkelur ligji me të katërta këmbët dhe po flisni dhe po mbroni kriminelë në kërkim. Frikë nuk duhet të kem unë nga ligji. Frikë duhet të kenë ata që po mbrojnë kriminelët nga ligji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!