Deputeti i PD zbulon emrat e dy zonjave që mund të jenë kandidate për Presidente

schedule23:05 - 21 Prill, 2022

schedule 23:05 - 21 Prill, 2022

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka zbuluar se Presidenti i ardhshëm do të jetë grua. I ftuar në “Syri TV”, Këlliçi u shpreh se në qarqet e PS është pranuar që kandidatet për presidente të vendit janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

“Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi.

Dy emrat e përmendur nga Belind Këlliçi nuk u mohuan nga socialisti Blendi Klosi. Ky i fundit tha se presidenti i ardhshëm mund të zgjidhet me mbi 100 vota, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!