Deputeti i PD Gështenja: Demokratët nuk kanë kohë që ti tregojnë “muskujt” njëri-tjetrit

schedule15:29 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 15:29 - 13 Dhjetor, 2022

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, deputeti i PD në qarkun e Elbasanit Lefter Gështenja, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, u shpreh se demokratët nuk kanë kohë që ti tregojnë ‘muskujt’ njëri – tjetrit. Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve lokale të 14 majit, do të jenë të pavlera për demokratët, nëse dalin të përçarë.

‘Unë do të thosha që nuk do ti duhet më me 15 maj asnjërit nga grupimet brenda PD, se kush ishte i dyti apo i treti, përsa kohë nuk i fitojmë bashkitë, demokratët nuk kanë kohë që ti tregojnë muskujt njëri –tjetrit, duhet ti tregojmë muskujt mazhorancës. Fati i 6 marsit tregoi qartë që jo vetëm që nuk morën votat e 25 prillit të 2021, pasi shumë votues nuk erdhën të votojnë. E njëjta gjë mund të përsëritet më 14 maj’, u shpreh Gështenja.

Sipas tij ‘grupi parlametar i PD e ka bërë një përpjekje të tillë, ku Z. Bardhi dhe ishte personi i autorizuar për të negociuar me grupin e Berishës për të dalë me një kandidat, por pa rezultatet e dëshiruara. Sipas tij, grupimi i Berishës merr vendime të njëanshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!