Deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi ka deklaruar se tërehq firmën nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Roshi shpjegon se “ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashikon se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.”
“Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar. Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë,” shkruan më tej në postimin e tij Roshi.
Po ashtu deputeti shkruan se ndëryrjet e këqija në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Sipas tij, ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës.
Lexo edhe: Listat e hapura, Murrizi: Kemi 29 firma, të ndryshohen neni 64 dhe 68 të Kushtetutës
Kujtojmë këtu se të premten Myslim Murrizi tregoi para mediave se kishte siguruar 29 firma nga deputetë të Opozitës Parlamentare për të depozituar një kërkesë për të ndryshuar nenet 64 dhe 68 në Kushtetutë me qëllim hapjen e listave.
Postimi në Facebook:
Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë ?
Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një inisiativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashioh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.
Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave.
Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë, megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave,që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kanditateve per deputet ne listat shume emerore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listes”.
Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar.Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë.
Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë,ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot,ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.
Pra Ajo që ndryshon është vetëm mënyra se si arrihen këto.
Thënë më qartë,ndryshojnë formulën por ruajnë kapjen e sistemit që kanë sot.
Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm,i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve ështē e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papërfillshme në raport me vullnetin e tyre.
Liria e votës,kërkon lirinë e besimit qytetar i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejojon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem propocional kombëtar pa prag të poshtëm.
Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes,indetifikimin biometrik,votimin dhe numurimin elektronik,largimin e faktorit njrëzor sa të mundemi nga sistemi i numurimit,depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekonomistët e bankave dhe avokatë.
Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurueshmëria në tregun politik,kundrejt finacimit të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti.
Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet,por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat.
Interesi i Partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë,për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve.
Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti,prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky kod zgjedhor që kemi.
Ndëryrjet e këqia në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës.
Në këtë këndshikim ndjehem i pasigurt se si do të preket Kushtetuta,prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërheqiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë.
A.Roshi /abcnews.al/