Deputeti i LDK akuzon Ramën: Është i përfshirë në shkëmbimin e territoreve

schedule20:33 - 6 Shtator, 2018

schedule 20:33 - 6 Shtator, 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në një emission në Klan Kosova ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ai pretendon se shefi i qeverisë së Tiranës është përfshirë në procesin e shkëmbimit të territoreve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haxhi Avdyli, deputet i LDK: “Projekti i shkëmbimit të territoreve është projekt i Xhinxhiqit dhe i Vuçiqit, i ndihmuar edhe nga Edi Rama që është i kyçur në këtë Pazar. Pjesë e pazareve është edhe Edi Rama që është në kontakt me Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiçin. Vuçiç po i thotë opinionin e tij para të gjithëve: Neve na more Kosovën, tash për t’i përmirësuar marrëdhëniet, duhet të na ktheni diçka dhe ky kthim është veriu”.

Ndër të tjera, Avdyli shpjegoi se subjekti politik që përfaqëson nuk është kundër që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën. Por kjo nuk do të bëhet duke falur territor. Deputeti i LDK-së shton më tej se Serbia i ka borxh shumë territor Kosovës. Gjithashtu ai nënvizoi se kryeministri Ramush Haradinaj po bie pre e lojërave të fjalëve të presidentit Hashim Thaçi. Avdyli tha në fund se Serbia nuk do t’i japë Kosovës ndonjë gjë por vetëm është e interesuar të përfitojë nga Kosova dhe të sjellë destabilitet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!