Deputeti opozitar Lefter Maliqi ka zgjedhur një formë ndryshe për të shigjetuar kryeministrin Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Maliqi shkruar se ndonëse nuk është artist, si njeri që është marrë me sport e ka artin në shpirt, dhe bashkangjitur ka postuar edhe disa foto në aktivitete sportive ku ka marrë pjesë.
“Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt.
Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen. Të mos ishin ngjyrat si do përcaktoheshin skuadrat,logot,medaljet,simbolet e tifozëve? Te mos ishte muzika asnjë zhaner i sportit nuk do kthehej ne balet,gjimnastike,koreografi apo thjeshte ski.
Sporti e arti janë dy gjuhe universale qe hapin e japin mundësi te pafundme për t’u shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht. Po ti i dashur armik nuk njeh asnjërin zhaner, prandaj nuk ke si te kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt,disipline,prani e pavarësi. Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat.” my way or the highway”, shkruan Maliqi./abcnews.al