Deputeti gjerman: Të liberalizohen vizat për Kosovën, besueshmëria e BE është në rrezik

schedule10:14 - 17 Shkurt, 2021

schedule 10:14 - 17 Shkurt, 2021

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer ka uruar popullin e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë, ndërsa ka kërkuar që atyre t’iu hiqen vizat.

Beyer përmes një postimi në Facebook ka shkruar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së.

“Siç kishte thënë ambasadori Prof. Ëolfgang Ischinger:” Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së.

Ka vonuar shumë – besueshmëria e BE është në rrezik! “- me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer./mv.abcnews.al