Ka ardhur momenti që presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe Serbia nuk duhet të rrezikojë që t’i jap fund bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Kështu është shprehur deputeti i Bundestagut gjerman Josip Juratoviç, duke shtuar se Vuçiç ka ndërtuar mitin pro-rus kundrejt përkrahjes evropiane.
“Vuçiç nuk duhet do të rrezikojë që t’i japë fund bashkëpunimit me BE-në. Unë jam i bindur se ka ardhur momenti që ai do t’ia kthej shpinën Rusisë dhe do të orientohet drejt Perëndimit”, tha për mediet serbe Josipoviç, i cili është kryetar i Grupit Parlamentar për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.
Ai shton se 80 për qind e qytetarëve serbë besojnë në mitin pro-rus.
“Kur ndërton me vite një mit pro-rus, që sot ke 80 për qind të qytetarëve pro-rusë, atëherë je në kurthin tënd, sepse fajin e ka Vuçiçi dhe politika që ka ndjekur, ngase kanë krijuar një gjendje të tillë, ku rezulton se Rusia është partneri më i madh politik dhe ekonomik, jo Bashkimi Evropian”, shton ai.
Juratoviç shprehet se Vuçiç nuk mund të ulet, siç e ka quajtur ai, me dy karrige dhe se duhet të vendos se a dëshiron të anëtarësohet në BE.
“Vuçiç nuk mund të ulet më në dy karrige. Është koha për të vendosur nëse ai dëshiron të anëtarësohet në BE? Mirëpo, faktet tregojnë se prezenca e Bashkimit Evropian është shumë e madhe në Serbi, vetëm për shkak të taktikave politike e që nuk publikohen në medie. BE-ja deri më tani ka dhënë 4 miliardë euro ndihmë zhvillimore. Dy të tretat e eksporteve të kompanive serbe shkojnë në vendet e BE-së. A dëshiron Vuçiç të rrezikojë të gjitha këto për shkak të Rusisë?”, shprehet Juratoviç.
Deputeti gjerman thekson se disa medie serbe po e lëvdojnë Rusinë, duke e kthyer historinë, por se sipas tij kjo e fundit u bë tradhtare për sa i përket çështjes së Kosovës.
“Deri më tani, disa media serbe që kanë lavdëruar Rusinë, duke e kthyer historinë ruse. Rusia u bë tradhtare në Serbi brenda natës, sepse duke e krahasuar se si Perëndimi e veçoi çështjen e Kosovës, kështu e duan me Krimenë dhe vendet separatiste ruse në Ukrainën lindore”, thekson deputeti i Bundestagut.
Ai po ashtu ka folur edhe për vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd dhe vizitën e anuluar të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov në Serbi. /Express