Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputeti demokrat: Çmimi i naftës do kalojë mbi dy mijë lekë, rinia po ikën nga vendi

schedule11:54 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:54 - 3 Shkurt, 2022

Deputeti demokrat Dashnor Sula foli në Kuvend për rritjen e çmimit të naftës në vend. Sula tha se kjo vjen për shkak të vjeljes së taksave nga ana e shtetit. Ai nënvizoi se kjo rritje prek edhe fermerët ndërsa shtoi se rinia shqiptare po detyrohet të largohet nga vendi.

“Rritja e çmimit të naftës ndodh sepse për çdo litër karburant një qytetar shqiptar paguan 37 lekë akcizë, 270 lekë taksë qarkullim, TVSH, 30 lekë taksë karboni, taksë markimi dhe taksë magazinimi. Shteti shqiptar 1 mijë e 100 lekë të vjetra për një litër karburant.

Është për të ardhur keq që kjo rritje ndikoi në sajë të paketës së re fiskale që ju miratuat këtu. Çmimi i naftës do e kalojë dy mijë lekë. Dhe do dalin këto dhe do gjejnë lloj lloj justifikimi. Sapo rritet çmimi në bursë reflektohet direkt në Shqipëri.

Por kur ulet në bursë kjo nuk reflektohet në Shqipëri. Kjo ndodh prej interesave të shteti shqiptar. Po ndodh që çdo ditë po ikën nga vendi rinia shqiptare. Shqiptarët nuk kanë për të pasur mundësinë  të punojnë as tokat”, tha Sula. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!