Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën miratimin e Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, që e bën të detyrueshëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, si zyra, mjedise të administratave, shkallë pallatesh, ashensorë, dyqane etj.
Por dje në Kuvend deputetët e sfiduan hapur këtë vendim dhe disa prej tyre u paraqitën në parlament pa maskë duke u kritikuar nga kryeministri Rama por edhe nga zv/kryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi.
Këtë shkelje e kanë konstatuar edhe epidemiologët e njohur në vend të cilët vazhdimisht kanë këshilluar mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura që prej fillimit të epidemisë.
LEXO edhe: Deputetet pa maska në Kuvend, a duhen gjobitur se kanë shkelur rregullin?
Në një postim në rrjetin e tij social epidemiologu Ilir Alimehmeti shkruan se vendimi i specialistëve, ekspertëve të shëndetit ka rënë në vesh të shurdhër në Kuvendin e Shqipërisë, dhe se Komiteti i Ekspertëve nuk mbështetet sa duhet pikerisht nga drejtuesit e vendit.
Postimi:
“Kur flasim per shembuj, pikerisht per kete e kemi fjalen!
Eshte natyre normale sociale qe te ndjekesh shembullin e drejtuesve!
Pra, çdo gje qe dalin e thone publikime, specialiste, mjeke, Komitet Ekspertesh e me rradhe shkon ne vesh te shurdher nga shembulli i tmerrshem parlamentar…
Mire qe nuk e mbeshtesin si duhet Komitetin e Eksperteve, por te pakten politikanet mund te evitonin futjen e shkopave neper rrota ne menyre te hapur dhe publike”./abcnews.al

