Deputetet e PD në Krujë, Bakiu: 60 fëmijë të helmuar, edhe djali im me simptoma

schedule13:27 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:27 - 26 Tetor, 2021

Deputetet e PD kanë shkuar në spitalin e Krujës aty ku po trajtohet pacientët që kanë shfaqur shenja helmimi. Kanë qenë deputetet Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe ajo e Krujës Merita Bakiu të cilat kanë takuar banorët e prekur nga helmimi masiv.

Bakiu tha se janë 60 fëmijë që kanë shfaqur shenja helmimi, ndërsa nënvizoi se kushtet e spitalit nuk janë aspak të mira.

“Janë 60 fëmijë që janë trajtuar në këto kushte gjatë lëtyre ditëve. Nuk po  gjejmë kryetarin e bashkisë i cili dueth të jetë këtu. Falenderoj mjekët që në këto kushte që është spitali janë pa pushuar në shërbim të njerëzve. E ftoj ministren që të hyjë vetëm te pjesa e urgjencës dhe të shikojmë si janë kushtet, nëse për ministren janë normale”, tha ajo.

Ndërsa kërkoi nga prokuroria të hetojë sa më shpejt këtë ngjarje, deputetja Bakiu u shpreh se djali i saj por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes janë prekur nga helmimi duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Po. Problem është se Brenda në familje s’janë të sëmurë të gjithë njerëzit. 3 nga personat janë të sëmurë dhe 2 jo, po jap një shembull nga rrethi familjar“, shtoi Bakiu.

Kanë shumë të helmuar smund të jenë nga ushqimi sepse skanë qenë të gjithë në njëjtin vend. Ajo që po aludojmë deri tani është uji. Ne kemi vizituar të sëmurë që janë nëpër dhoma dhe kushtet janë skandaloze. Të mos bëjmë më shoë, por të themi realitetin. Sot është prekur jeta e qytetarëve. Neve na kushton më shumë që të mbajmë në qeveri këto politikanë të korruptuar. Korrupsioni i ka kushtur qytetarëve. Vëzhgoni sa ekipe ka çuar ministria në shtëpi për të ndjekur”, shtoi Pampuri.

Shqetësimi është ngritur nga Bakiu që dje në seancën parlamentare. Nuk u mor seriozisht sepse ndoshta do të kishte një parandalim. Me qytetarët që biseduam aludohet se mund të jetë nga uji. Ku janë organet e drejtësisë, ku ëështë prokuroria. Çfarë po hetojnë lidhur me këtë çësthje, është masiv hetimi. Ka një indicia pse vjen kjo. Duhet të kishim deklaratë nga organet e hetimit. Vetëm disa muaj përpara Rama ka bërë fushatë madje ka provuar dhe ujin e këtij ujësjellësi duke aluduar se është në të gjitha kushtet”, deklaroi Çupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!