Byroja e Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve demokratë për ankimimin e vendimit për përjashtimin e tyre nga Kuvendi për disa ditë. Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka u përjashtuan dje nga Kuvendi pas një vendimi të marrë nga Komisioni i Etikës.
LEXO EDHE: U përjashtuan nga Kuvendi, deputetët demokratë ankimojnë vendimin
PD dhe protestuesit janë mbledhur përpara Parlamentit për të protestuar kundër qeverisë dhe në vazhdën e asaj që Berisha e ka konsideruar si “revolucioni demokratik”. Deputetët demokratë të përjashtuar kanë kërkuar që të hyjnë brenda godinës por nuk janë lejuar nga garda./abcnews.al

