Policia e Shtetit ka njoftuar se janë deportuar nga Spanja 26 shqiptar mes tyre edhe një 50 vjecar i shpallur në kërkim nga shteti italian nën akuzën e trafikut të narkotikëve fhe grup i strukturuar kriminal.
26 shqiptarët janë deportuar pasi kishin shkelur rregullat q qëndrimit në hapësirën shengen apo dhe që kishin kërkuar azil në këtë vend.
Për sa i përket 50 vjeçarit të arrestuar tashmë nga policia shqiptare, ai ka dhënë gjeneralitete të rreme autoriteteve spanjolle për të evituar zbulimin e tij si i kërkuar nga shteti italian. Me të mbërritur në Shqipëri, policia e Rinasit kishte verifikuar të dhënat dhe rezultoi se 50 vjeçari kishte deklaruar emër të rremë dhe se bëhej fjalë për një person të shpallur në kërkim nga shteti italian.
Për 50 vjeçarin kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
“Deportohen nga Spanja 26 shtetas shqiptar që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil.
Policia Kufitare e Rinasit, gjatë intervistimit të të deportuarve ka dyshuar për njërin prej tyre për gjeneralitete të rreme.
Pas një pune intensive intervistimi dhe verifikimi të detajuar, në bashkëpunim edhe me Interpol Tiranën, Policia Kufitare e Rinasit vuri në pranga personin e dyshuar që i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme.
Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 50-vjeçari nga Vlora.
Në Rinas, nëpërmjet një fluturimi me charter u deportuan dhe u riatdhesuan nga Spanja 26 shtetas shqiptar, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe disa prej tyre kishin kërkuar dhe azil.
Gjatë përpunimit dhe intervistimit të tyre rezultoi se një nga personat kishte dhënë identitet të rremë në shtetin spanjoll, me emrin V. B. Gjatë procesit të përpunimit të këtij shtetasi, verifikimit të detajuar dhe një pune intensive u bë e mundur që të zbulohej identiteti i vërtetë i tij, i cili nuk ishte shtetasi V. B., por ishte në të vërtetë ishte shtetasi K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.
Ky shtetas i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme, për arsye se ishte person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Në përfundim të procedurave të verifikimit, Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën bëri arrestimin e 50-vjeçarit, me qëllim ekstradimi dhe Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë“./abcnews.al