Departamenti amerikan i shtetit bllokon mesazhet që vijnë për Biden

schedule12:16 - 12 Nëntor, 2020

schedule 12:16 - 12 Nëntor, 2020

Një sërë mesazhesh nga udhëheqësit e huaj drejtuar presidentit të zgjedhur Joe Biden janë dërguar në departamentin e shtetit, por administrata e Trump po pengon që ky i fundi të ketë qasje, sipas zyrtarëve të departamentit të shtetit, raporton CNN.

Ekipi i Biden është në kontakt  të vazhdueshëm me qeveritë e huaja pa përfshirjen e departamentit të shtetit dhe pavarësisht situatës Biden ka komunikuar me udhëheqës të shumtë, përfshirë Angela Merkel  dhe Justin Trudeau.

Jo vetëm që departamenti i shtetit po pengon Biden të marrë mesazhet por edhe po pengon faktin që presidenti i zgjedhur të komunikojë më udhëheqës të tjerë.

Rikujtojmë se të martën Sekretari i Shtetit Mike Pompeo refuzoi të pranojë fitoren e Biden, duke thënë se “do të ketë një tranzicion të qetë në një administratë të dytë Trump.

Biden po i mohohet gjithashtu e drejta për të marrë të njëjtat informime të inteligjencës amerikane si presidenti, e njohur si “Përmbledhje Ditore”.

Udhëheqësit e huaj kanë filluar të kuptojnë faktin se shteti po pengon komunikimin  me presidentin e zgjedhur dhe ekipet përkatëse kanë kontaktuar ish-diplomatët e periudhës së Obamës për t’u konsultuar se si mund t’i dërgojnë mesazhe urime Biden.

Në të kaluarën, departamenti i shtetit e ka lehtësuar kalimit e pushtetit, gjë që tani nuk po ndodh tani. Telefonatat që Biden mund të ketë me udhëheqës të tjerë nuk janë të fshehta dhe as të pasigurta.

“Këto telefonata në të kaluarën janë trajtuar në linja të hapura. Ato janë telefonata urimi,” tha McDonough.

Zyrtarët e karrierës në departamentin e shtetit janë të gatshëm të ndihmojnë ekipin e Biden kur të vijë koha.

“Agjencitë zbatuan ligjin me besnikëri përpara zgjedhjeve. Materialet janë gati, zyrat janë gati, gjithçka është gati; ata po presin dritën jeshile,” tha David Marchick, drejtori i Qendrës për Tranzicionin Presidencial në Partneritet me Shërbimin Publik.

Duke funksionuar pa mbështetjen e departamentit të shtetit tani, ekipi i Biden – i përbërë nga shumë ish zyrtarë të qeverisë me përvojë  po bëjnë përpjekje për të zyrtarizuar procesin dhe do të përdorin burimet e departamentit  kur të jenë në dispozicion, tha një burim i njohur me situatën.

Ky është një kontrast i tranzicionit midis administratës Obama dhe Trump. Në atë kohë, presidenti i zgjedhur Trump vendosi të mos përdorte burimet e departamentit të shtetit. Në vend të kësaj, ai bëri telefonatat e nevojshme nga Trump Tower, tha një zyrtar i departamentit në atë kohë për CNN.

Ish-presidentët dhe nënkryetarët lejohen të përdorin burimet e nevojshme kur ata dëshirojnë. Por tani, pasi është zgjedhur president, Biden po pengohet nga administrata e Trump. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!