Denzel Dumfries: Do të doja të jem vendimtar, ndoshta me një gol apo asist

schedule08:13 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 08:13 - 3 Dhjetor, 2022

Mbrëmjen e djeshme, mbrojtësi i krahut të djathtë të Interit, Denzel Dumfries foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes hapëse të fazës së 1/16-ve, kundër Amerikës, ku iu përgjigj një pyetje e cila lidhej me kritikat ndaj “tulipanëve” dhe performancës së vetë lojtarit.

Gjatë fjalës së tij Dumfries tha se, synimi i tij dhe gjithë ekipit është që në çdo ndeshje të japin maksimumin e tyre.

“Unë i kuptoj kritikat dhe e kuptoj edhe veten time. Do të doja të përpiqesha të jem vendimtar me një gol ose një asist. Qëllimi im është të hapen hapësira për sulmuesit. Për më tepër, synimi është që gjithmonë të bëjmë maksimumin për të argëtuar tifozët, pra t’u ofrojmë atyre një shfaqje të mirë në çdo rast. SHBA-të do të vijnë dhe do të na çojnë lart, mund të jetë një avantazh për ne”,- u shpreh mbrojtësi i Inter. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!