DentFix përtej stomatologjisë, klinika tanimë edhe me ‘Care and hair fix’

schedule22:02 - 14 Prill, 2025

schedule 22:02 - 14 Prill, 2025

Pasditen e së hënës u bë hapja zyrtare e “Care and Hair Fix”. Një klinikë me një robotikë te avancuar e të vetmen në Ballkanin Perëndimorë, teknologji e cila mund ta shihni vetëm në klinikat më të mirat të botes, tashmë edhe në zemër të Prishtinës.

Doktori i kësaj klinike, Fehim Haliti tha se kjo klinikë e re përveç mbjelljes së flokëve do të ofrojë edhe shërbime estetike si botox, filler dhe kujdese të tjera rreth estetikës.

“Edhe një klinikë e re në aspekt estetik, të cilën ia kemi bashkangjitur pjesës së dhëmbëve, e cila është pjesë edhe e estetikës. Kjo pjesë ka të bëjë me mbjelljen e flokëve, me intervenime të fytyrës e të ndryshme, mirëpo specialistike në pjesën e mbjelljes se flokëve…Do të ketë fillera, botox, në pjesën e PRP, PRF dhe intervenime të lehta”.

Doktor Lutfiu nga Stambolli tha se nga sot edhe Kosova iu është bashkangjitur mbledhjes se flokëve cilësore me aplikimin e kësaj robotike.

“Sa i përket mbjelljes së flokëve në Stamboll, ne ofrojmë të gjithë gamën më të mirë dhe të avancuar. Edhe Kosova i bashkëngjitet mbjelljes së flokëve “KualitTive” me aplikimin e robotikës në fushën e mbjelljes së flokëve. Le të jetë një sukses në të ardhmen”

Haliti ka bërë të ditur se në të ardhmen e afërt do të ketë risi të tjera sa i përket shërbimeve stomatologjike e estetike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!