Foli për dëmet e termetit, shkarkohet zv/dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit

schedule16:47 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 16:47 - 20 Dhjetor, 2019

Krahas viktimave, tërmeti i 26 nëntorit u bë shkak për një mori akuzash dhe pasigurie në lidhje me cilësinë e ndërtimeve në vend.

Së fundmi, ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetin sociale Facebook, përmes të cilit njofton shkarkimin e inxhinierit Agim Seranaj nga detyra e zv.Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë, në Universitetin Politeknik.

I pyetur nga Abc News, Seranaj shprehet se nuk i kanë dhënë asnjë argument për shkarkimin.

“Tërmeti i 21 Shtatorit ne na dha shenja që kemi probleme, por sikur u nxituam që të themi ne nuk kemi probleme. Dhe shumica e zërave, pas tërmetit të 21 Shtatorit u munduan të thonë me krenari që nuk kemi probleme, se ky ishte një tërmet i fortë dhe nuk pati dëme. Në fakt edhe ai tërmet që nuk ishte i fortë, i dha shenjat që në disa objekte duhet të ndalemi për të bërë ekspertizë se ato kanë probleme dhe i kishin. Kështu edhe ky tërmeti tani, na tregon këtë gjë se në Tiranë ka probleme me shumë objekte, për tërmete më të fuqishëm se ky”, deklaroi pak kohë më parë në një intervistë televizive profesori Seranaj.

Berisha shkruan se arsyeja e shkarkimit është sepse kishte shkuar me studentët në Durrës dhe ishte duke thënë të vërtetën për tërmetin dhe për dëmet e tij. Shkarkimi i Seranajt është firmosur nga Dekani Neritan Shkodrani.

Postimi i plotë i Berishës

Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha te verteten per termetin dhe demet e tij!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital! sb

Doktor Pershendetje ,po ju informoj per kete rast E shkarkuan se kishte shkuar tek rrenojat e Durresit me studentet dhe po thonte te verteten per termetin dhe per demet e tij.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!