Dy persona janë ndaluar pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop”, mbrëmjen e së martës. Abcnews.al mëson se ata janë Dhimitri Kovaçi dhe Ledion Duro.
Prokuroria ka shpalli në kërkim një 19 vjeçar me iniciale R.T. Ndërkohë uniformat blu nisën procedimin penal ndaj një 41-vjeçareje.
Sipas autoriteteve në bashkëpunim me njëri tjetrin, këta persona kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur në lokalin e 41-vjeçares.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Mbrëmjen e së martës, emisioni investigativ Stop tregoi me zë e figurë sesi organizohej prostitucioni me të mitur në qytetin e Korçës./abcnews.al