Krimet seksuale me të mitur janë kthyer në një fenomen. Një tjetër rast është denoncuar në Fier nga vetë e mitura që është ngacmuar seksualisht.
13 vjeçarja ka shkuar në polici dhe ka kallëzuar një 63 vjeçar duke thënë se ai e ka ngacmuar seksualisht para një viti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysëm ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. be.k/abcnews.al