Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe, deputet i PS-së në legjislaturën e re të Kuvendit që pritet që të nisë në datë 10 shtator denoncon në një postim në faqen e tij në Facebook se institucionet financiare të borxhit në Shqipëri janë kthyer në një kamxhik për qytetarët.
Ai i referohet denoncimit të një qytetari, student në Tiranë, i cili i shkruan se mori një kredi te “IUTE CREDIT” në shtator të 2019, por nga janari i 2020 deri në maj nuk ishte në gjendje të paguante për shkak të problemeve që shkaktoi COVID-19.
Studenti thotë se kredia i kaloi në përmbarim dhe tashmë i kërkon dyfishin. Nisur nga kjo situatë, por edhe rastet e bujqve, Braçe kërkon që njerëzit të mbrohen nga këto grabitje duke krijuar një agjenci të re publike për të mbrojtur konsumatorin.
“Jeni ndjere te mashtruar dhe grabitur me borxh te shpejte? Urdheroni lexoni ne foton e dyte;
Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon. Ka marr nje borxh te shpejte ne nje institucion financiar borxhi, jo banke dhe borxhi po e mbyt! E zuri kriza e Covid ne 2019-2020,
nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte! Kush i mbron keta te rinj, studente? Askush! Jane nen kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit. Askush nuk e di sa shume jane!
Po flas vetem per keto institucione, ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha, ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra. Janë kthyer ne makth borxhet e tyre te shpejta, me kontrata te paqarta, te dyshimta e qe ne fund qytetaret por edhe bujqit i shquajne si grabitje! Duhen mbrojtur njerezit, nuk mund te grabiten keshtu!
Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron konsumatorin financiar nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje. Nuk ka as transparence, as qartesi! Duhet te ndertojme nje agjenci te re, publike, e cila te mbroj konsumatorin nga borxhe te tilla, te dyshimta e jo te qarta, te institucioneve jo banka por edhe te bankave vete! Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist” shkruan ai./ Abcnews.al