Denoncimi i Abazit: Protestuesit të teatrit i çanë daullen e veshit më 17 maj

schedule19:37 - 21 Maj, 2020

schedule 19:37 - 21 Maj, 2020

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi deklaroi në “Mbrëmje në Abc” se një protestuesi të teatrit i është çarë daullja e veshit nga dhuna policore.

Abazi tha se një gjë e tillë ka ndodhur gjatë protestës së 17 majit, kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Kreu i VV nuk dha më shumë detaje, pasi shtoi se personi në fjalë do të dalë vetë për të bërë denoncim publik.

“Kam takuar një protestues që i kanë çarë daullen e veshit dhe mund ta humbë atë shqisë. E kanë liruar brenda ditës. Ai do flasë vetë. I kanë bërë edhe lojra te spitali mjeko-ligjor që nuk donin t’ja vërtetonin. Unë i kam të gjitha faktet me vete. Por ai do dalë vetë, e kam njohur në qeli.  Ky djali që po ju flas është inxhinier”, u shpreh Abazi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!