Denoncim i Manjola Cakonit, Basha: Kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare

schedule18:27 - 10 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 10 Shtator, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas denoncimit të Manjola Cakonit se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama pasi tha në media se nuk ka marrë ndihmë pas tërmetit të nëntorit.

Basha thotë se detyra e një qeverie normale do duhet të ishte lehtësimi i pasojave tragjike që la tërmeti për Manjolën dhe djalin e saj.

Ai e cilëon kërceninim, kriminale dhe akt i një burracaku që kërkon t’i mbyllë gojën viktimave të pushtetit të korruptuar.

“Teatri mizor me jetën dhe hallet e qytetarëve duhet të marrë fund.

Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshne që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.

Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre”, shkruan Basha./m.v. abcnews.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1461705870839717/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!